Prej më shumë se 14 muajsh në qeli/ Fredi Beleri kërkoi lirimin me kusht, shtyhet seanca në Gjykatën e Fierit! Zbulohet arsyeja

prej me shume se 14 muajsh ne qeli fredi beleri kerkoi lirimin me kusht shtyhet seanca ne gjykaten e fierit zbulohet arsyeja





































Është shtyrë seanca në Gjykatën e Fierit për Fredi Belerin, i cili ka kërkuar lirimin me kusht nga qelia, pas më shumë se 14 muajsh i burgosur.

fredi beleri

Ai mbërriti në ambientet e gjykatës me pranga në duar mëngjesin e sotëm, por pas vetëm 20 minutash në ambientet e institucionit të drejtësisë është kthyer sërish në burgun e sigurisë së lartë të Fierit.

Seanca e parë ishte planifikuar të zhvillohej më 25 Korrik, por nuk u mor asnjë vendim për shkak se Drejtoria e Burgjeve nuk paraqiti raportin e vlerësimit pasi mungonte dëshmia e penalitetit.

Ndërsa ditën e sotme (29 Korrik), seanca u shty për shkak të mungesës së dokumentacionit. Fredi Beleri u përfaqësua nga avokati Geni Gjyzari, ndërsa gjyqtari i çështjes është Alfred Konomi. Seanca e radhës do të zhvillohet në datën 31 korrik.

Kujtojmë që Fredi Beleri ndodhet pas hekurave prej datës 12 Maj 2023 dhe u dënua me 2 vite burg për blerje votash.

Ai arriti të fitojë zgjedhjet e 14 Majit të vitit të kaluar nga qelia, por nuk u betua si kryebashkiak i Himarës pasi KQZ shpalli të pavlefshëm mandatin e tij.

Ndërkohë Fredi Beleri ka kërkuar lirinë në të gjitha shkallët e gjyqësorit, por kërkesat e tij janë rrëzuar.

NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.co

dsaadmin

Learn More →