Dalin pamjet prekëse nga momenti kur mbërriti në Gjykatë autori i dyshuar i vrasjes së Egli Progës, krim i ndodhur më 10 Gusht në qytetin e Pogradecit.
Teksa 29-vjeçari Denis Meçe po zbriste nga furgoni i policisë, së bashku me 3 të arrestuarit e tjerë për moskallëzim krimi, për t’u futur në sallën e gjyqit, e motra e viktimës, Jonida Proga ka shpërthyer në lot.
Ajo është ngjitur në kangjellat e murit rrethues dhe bërtiste: “Dua t’i shikoj, o kafshë, o kafshë”.
Gjithashtu jashtë ambienteve të gjykatës ndodheshin edhe familjarë të tjerë të viktimës, që kërkojnë drejtësi për vrasjen e 42-vjeçarit, i cili u dhunua brutalisht, ndërsa ende nuk dihet arsyeja.
NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.co