Prekja e topit me dorë nga Kukureja, shpërthen Shvajnshtaiger: Dikush duhet të ma shpjegojë këtë vendim, nëntë nga dhjetë herë është penallti

prekja e topit me dore nga kukureja shperthen shvajnshtaiger dikush duhet te ma shpjegoje kete vendim nente nga dhjete here eshte penallti



































Spanja arriti një fitore dramatike ndaj Gjermanisë në shtesa, duke siguruar një biletë për në fazën gjysmëfinale.  

doraaaa

Dy kombëtaret dhuruan futboll të bukur në çerekfinalen e Euro 2024, teksa koha e rregullt përfundoi në barazim 1-1, ndërkohë që supersfida shkoi me shtesa. 

Në pjesën e dytë të shtesës ndodhi dhe momenti më kontrovers, kur topi goditi dorën e Mark Kukurejas, pas një gjuajtje nga Musiala brenda zonës. 

Gjyqtari Antony Tejlor nuk akordoi penallti, ndërsa as VAR-i nuk ndërhyri në këtë moment që është një nga më të diskutuarit në mediat e huaja dhe jo vetëm. 

Edhe pse topi goditi dorën e Kukurejas, e cila ishte larg trupit të tij, gjyqtari vendosi të mos jepte penallti. Në lidhje me këtë situatë ka reaguar edhe ish– mesfushori i Gjermanisë, Bastian Shvajshtajger, i cili shkurtimisht deklaroi: “Dikush duhet të ma shpjegojë këtë vendim. Nëntë nga dhjetë herë është penallti”.  

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.co

dsaadmin

Learn More →