Kampionati anglez në këtë sezon po dhuron surpriza të mëdha jo vetëm për shkak të krizave të pazakonta të skuadrave si Mançester Siti, Mançester Junajtid e Totenhem, por edhe për daljen në skenë në mënyrë të papritur të disa skuadrave që pakkush mendonte se do të rivalizonin për katërshen e parë.
Shembulli konkret ka ardhur sot nga fitorja 1-0 e Notingem Forest me Totenhemin, falë golit të Elanga në pjesën e parë (SHIH VIDEON). Kështu, Notingemi është ngjitur në vendin e tretë në renditjen e kampionatit anglez dhe tani e sheh veten mes pretendentëve për titullin, vetëm 1 pikë pas Çelsit të vendit të dytë.
Këta të fundit sot kanë pësuar një humbje të papritur në shtëpi përballë Fullhemit, edhe pse kaluan shpejt në avantazh me Palmer i cili shënoi një supergol në pjesën e parë (SHIH VIDEON). Fullhemi përmbysi gjithçka në pjesën e dytë me UIllson në minutën e 82-të (SHIH VIDEON) dhe Muniz i cili vulosi fitoren me golin e tij në minutën e 95-të (SHIH VIDEON).
REZULTATET
Bornmuth-Kristal Palas 0-0
Çelsi-Fullhem 1-2
16’ Palmer / 82; Uillson, 90’+5’ Muniz
Njukasëll-Aston Vila 3-0
2’ Gordon, 59’ Isak, 90’+1’ Xhoelinton
Notingem Forest-Totenhem 1-0
28’ Elanga
Sauthempton-Uest Hem 0-1
59’ Bouen
PANORAMASPORT.AL