Bota Sport

Premier Liga vjen me një risi këtë sezon, episodet e VAR-it do të shpjegohen në kohë reale në rrjetin social “X”

premier liga vjen me nje risi kete sezon episodet e var it do te shpjegohen ne kohe reale ne rrjetin social x




































Kampionati anglez Premier Liga ka vendosur të nisë sezonin e ri një risi të rëndësishme për të përmirësuar komunikimin me tifozët përsa i përket VAR-it. Premier Liga ka lançuar një llogari të re në rrjetin social X, përpara fillimit të sezonit 2024/25: Qendra e Ndeshjeve në Premier League.

151808453-521e73e4-d637-406b-8fa8-223093aa0538Për herë të parë, kjo llogari zyrtare sociale do të ofrojë shpjegime dhe përditësime pothuajse në kohë reale mbi çështjet operacionale dhe të arbitrazhit për çdo ndeshje të Premier Ligës. Llogaria do të postojë shpjegime të vendimeve të arbitrimit në fushë dhe përfshirjes së gjyqtarit ndihmës video (VAR), duke përfshirë rolin e teknologjisë në procesin e vendimmarrjes.

Në mungesë të transmetimeve të drejtpërdrejta audio VAR, pasi ato nuk lejohen aktualisht në futbollin botëror, Qendra e Ndeshjeve të Premier Ligës do të jetë në gjendje të transmetojë informacione në kohë reale nga qendra VAR në mediat sociale gjatë një ndeshje të ligës.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al





Te lidhura

Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.co

Similar Posts