Gjermania do të përballet ditën e nesërme në orën 21:00 kundër Danimarkës në “Signal Iduna Park” të Dortmundit, takim i vlefshëm për raundin e 1/8-ave të Kampionatit Europian 2024. Në prag të kësaj ndeshjeje, trajneri i gjermanëve, Jualian Nagalesman, doli në konferencën tradicionale për mediat ku dha mendimet e tija për takimin dhe për kundërshtarin:
“Danimarka është një ekip tepër i organizuar. Janë momente gjatë lojës që ata janë shumë agresiv në mbrojtje, por edhe mund të dalin në sulm me pasime me vetëm një prekje. Ata kanë lojtar me shumë eksperiencë në ekip dhe një strukturë të pastër. Është një kundërshtar i vështirë, sigurisht.
Stadiumi i Dortmundit është zakonisht shumë i zhurmshëm, dhe unë e kam provuar më parë këtë gjë si një trajner kundërshtar. Unë shpresoj që të kemi të njëjtën atmosferë edhe nesër.
Faza e grupeve ishte tepër interesante për ne, sepse loja e parë shkoi më mirë seç e kishim pritur, pastaj kishim një lojë të komplikuar me Hungarinë dhe pastaj me Zvicrën, ne patëm vështirsi të shënonim golin, kështu që ne i kemi provuar të gjithë llojet e ndeshjeve. Është e rëndësishme që të mësosh se si t’i përballosh të gjithë situatat.”
SONI SALIHI-PANORAMASPORT.AL
NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.co