Bota

Presidencialet në SHBA/ Donald Trump pesë pikë përpara Harrisit, çfarë tregojnë të dhënat e sondazhit të ri

presidencialet ne shba donald trump pese pike perpara harrisit cfare tregojne te dhenat e sondazhit te ri
presidencialet ne shba donald trump pese pike perpara harrisit cfare tregojne te dhenat e sondazhit te ri

Ish-presidenti amerikan dhe kandidati republikan përpara zgjedhjeve të nëntorit, Donald Trump është ende përpara Kamala Harris, sipas një sondazhi të fundit të kryer nga Rasmussen Reports.

Sondazhi telefonik dhe online zbuloi se përballja ishte e ngushtë, 49 % e votuesve të mundshëm amerikanë do të votonin për Trump , ndërsa 44 % do të votonin për Harris. Në të njëjtën kohë, 4% e pjesëmarrësve thanë se do të votonin për një kandidat tjetër dhe 2% mbeten të pavendosur. Një javë më parë, Trump udhëhoqi Harris me shtatë pikë, 50% me 43%, në sondazhin e parë që kur Joe Biden njoftoi se do të tërhiqte ofertën e tij për rizgjedhje.

Sondazhi i Rasmussen Reports u krye nga 24-25 korrik në mesin e 2,163 qytetarëve amerikanë që thanë se synojnë të votojnë në zgjedhjet presidenciale. Kujtojmë se Biden vendosi të mos kandidojë për rizgjedhje mes shqetësimeve për shëndetin e tij dhe propozoi si zëvendësuese të tij zëvendëspresidenten e SHBA-së Kamala Harris, e cila ende nuk e ka fituar zyrtarisht nominimin e Partisë Demokratike, megjithëse thuhet se ka mbledhur mjaftueshëm mbështetje brenda partisë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

Similar Posts