Bota

Presidenti Bajram Begaj liron nga detyra si Ambasador në Brazil Rezar Bregun, emërohet Genti Bendo

presidenti bajram begaj liron nga detyra si ambasador ne brazil rezar bregun emerohet genti bendo



































Presidenti Bajram Begaj, me një vendim të marrë ditën e sotme, ka liruar nga detyra si Ambasador Fuqiplotë të Republikës së Shqipërisë në Republikën Federative të Brazilit, Rezar Bregun.

begaj

Mësohet se në këtë detyrë është emëruar Genti Bendo.

Brendo, ashtu siç ishte dhe Beregu, do të jetë dhe Ambasadori i Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë i Republikës së Shqipërisë në Shtetin Shumëkombësh të Bolivisë, në Republikën e Ekuadorit, në Republikën e Kolumbisë dhe në Republikën e Perusë, jo rezident.

Njoftim për Shtyp

Tiranë, më 25 korrik 2024

Presidenti  i Republikës, Sh.T. Z. Bajram  Begaj dekretoi sot lirimin e zotit Rezar Bregu nga detyra e Ambasadorit të Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë të Republikës së Shqipërisë në Republikën Federative të Brazilit, rezident, si dhe nga detyra e Ambasadorit të Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë të Republikës së Shqipërisë në Republikën e Argjentinës, në Republikën e Bolivisë, në Republikën e Ekuadorit, në Republikën e Kilit, në Republikën e Kolumbisë, në Republikën e Perusë dhe në Republikën e Uruguait, jo rezident.

Po sot, Presidenti  i Republikës, Sh.T.Z. Bajram  Begaj dekretoi emërimin e zotit Genti Bendo në detyrën e Ambasadorit të Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë të Republikës së Shqipërisë në Republikën Federative të Brazilit, rezident, si dhe Ambasadorit të Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë i Republikës së Shqipërisë në Shtetin Shumëkombësh të Bolivisë, në Republikën e Ekuadorit, në Republikën e Kolumbisë dhe në Republikën e Perusë, jo rezident.

NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.co

Similar Posts