Presidenti Bajram Begaj shpallet “Qytetar nderi i Deçanit”/ Ramush Haradinaj: Gjaku nuk bëhet ujë

presidenti bajram begaj shpallet qytetar nderi i decanit ramush haradinaj gjaku nuk behet uje

































Në kuadër të vizitës në Kosovë, Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj ishte në familjen Haradinaj në Gllogjan të Deçanit, ku bëri edhe nderime për të dëshmorët.

begaj haradinaj

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, u shpreh i nderuar me vizitën e kreut të shtetit shqiptar, të cilit tha se ia iu dha titulli “Qytetar nderi i Deçanit”.

“Sot na nderoi me vizitë në familje në Gllogjan dhe në komunë në Deçan, Presidenti i Shqipërisë, Shkelqësia e tij, Gjeneral Bajram Begaj me Zonjën e Parë, Armanda Begaj.

Komuna e Deçanit nderoi Presidentin Begaj duke i dedikuar titullin “Qytetar nderi i Deçanit”.

Gjaku s’bëhet ujë, së bashku me Presidentin e Shqipërisë nderuam të rënët për liri në kompleksin memorial “Dëshmorët e Kombit” në Gllogjan.

Lavdi të rënëve për liri! Faleminderit President Begaj”, shkruan Haradinaj.

NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.co

dsaadmin

Learn More →