Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, bashkë më Presidenten e Republikës së Sllovenisë, Natasha Pirc Musar zhvilluan sot vizitë në qytetin e Vlorës.
Kreu i shtetit e njohu Zonjën Musar me mundësitë që Shqipëria ofron për vizitorët e huaj që kanë interes të zbulojnë historinë, traditat, natyrën, bregdetin dhe plazhet shqiptare të Adriatikut dhe Jonit.
Drejtuesit e dy shteteve së bashku me delegacionet dypalëshe vizituan Kishën e Shën Mërisë të Manastirit të Zvërnecit.
Presideti Begaj dhe Presidentja Musar, shprehën gatishmërinë për rritje të bashkëpunimit ekonomik kryesisht në fushën e turizmit si dhe nevojën për shkëmbim eksperiencash mes dy shteteve për hartimin e nismave që i shërbejnë zhvillimit të qëndrueshëm.
NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.co