Presidenti Begaj dekreton emërimin e Donika Hoxhës ambasadore e Kroacisë, do të përfaqësojë Shqipërinë edhe në Bosnje Hercegovinë

presidenti begaj dekreton emerimin e donika hoxhes ambasadore e kroacise do te perfaqesoje shqiperine edhe ne bosnje hercegovine








































Presidenti Bajram Begaj ka dekretuar emërimin e Donika Hoxhës si ambasadore e Shqipërisë në Kroaci.

begaj

Hoxha gjithashtu do të jetë përfaqësuese e Shqipërisë edhe në Bosnje Hercegovinë.

Në dekret thuhet se Hoxha do të jetë rezidente në Kroaci.

D E K R E T

PËR EMËRIM AMBASADORI NË DETYRË

Në mbështetje të nenit 92, shkronja “dh”, nenit 93 të Kushtetutës, si dhe nenit 26, pika 2 të ligjit nr. 23/2015, “Për shërbimin e jashtëm të Republikës së Shqipërisë”, me propozim të Kryeministrit,

D E K R E T O J:

Neni 1

Zonja Donika Hoxha emërohet Ambasador i Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë i Republikës së Shqipërisë në Republikën e Kroacisë, rezident, si dhe Ambasador i Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë i Republikës së Shqipërisë në Bosnjë dhe Hercegovinë, jo rezident.

Neni 2

Ky dekret hyn në fuqi menjëherë.

Dekret nr. 388

Tiranë, më 5.11.2024

PRESIDENT I REPUBLIKËS

BAJRAM BEGAJ

dekreti

NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al

dsaadmin

Learn More →