Shqiperia

Presidenti Begaj mesazh me rastin e përfundimit të muajit të shenjtë të agjërimit: Zoti ju bekoftë dhe ju udhëzoftë në rrugën e drejtë

presidenti begaj mesazh me rastin e perfundimit te muajit te shenjte te agjerimit zoti ju bekofte dhe ju udhezofte ne rrugen e drejte
presidenti begaj mesazh me rastin e perfundimit te muajit te shenjte te agjerimit zoti ju bekofte dhe ju udhezofte ne rrugen e drejte

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj uroi besimtarët myslimanë me rastin e përfundimit të muajit të shenjtë të agjërimit.

“Bajram të bekuar për të gjithë myslimanët, ata që agjëruan dhe ata që nuk mundën, por që me lutje i janë afruar Zotit përgjatë muajit të shenjtë të Ramazanit. Uroj që ky Fitër Bajram t’ju gjejë me shpirt të pastër, me gëzim, begati e devotshmëri për vepra të shtuara të mira.

Kjo ditë shënjon shpresën dhe besimin se durimi, përpjekja dhe solidariteti njerëzor shpërblehen. Zoti ju bekoftë dhe ju udhëzoftë në rrugën e drejtë!”, shkruan kreu i Shtetit.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

Similar Posts