Presidenti Begaj pranon letrat kredenciale të tre ambasadorëve të rinj në vendin tonë: Të angazhuar për të zgjeruar bashkëpunimin mes palëve

presidenti begaj pranon letrat kredenciale te tre ambasadoreve te rinj ne vendin tone te angazhuar per te zgjeruar bashkepunimin mes paleve








































Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, ka pranuar sot letrat kredenciale të tre ambasadorëve të rinj në vendin tonë.

WhatsApp Image 2024-11-19 at 14.01.05
Ambasadorja e Algjerisë

Begaj priti sot në Presidencë Ambasadorin e Republikës së Perusë, Javier Arciniega Calderon, Ambasadorin e Republikës së Koresë, Juseong Lim dhe Ambasadoren e Republikës Demokratike Popullore të Algjerisë, Zaina Benhabouche.

WhatsApp Image 2024-11-19 at 14.01.06
Ambasadori i Koresë

Gjatë takimit, Presidenti Begaj rikonfirmoi angazhimin e Shqipërisë për rritjen e kontakteve të nivelit të lartë politik dhe për rritjen e bashkëpunimit mes vendeve.

Ambasadori i Perusë
Ambasadori i Perusë

Me rastin e pranimit të Letrave Kredenciale u rikonfirmua edhe angazhimi për të zgjeruar më tej agjendën dypalëshe dhe shumëpalëshe midis vendeve.

Bashkë më urimin për suksese përgjatë këtij shërbimi, Presidenti Begaj i përcolli Ambasadorit të Perusë angazhimin e Shqipërisë për zgjerimin e mëtejshëm të marrëdhënieve në nivel dypalësh dhe në kuadër të organizatave ndërkombëtare.

NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al

dsaadmin

Learn More →