Presidenti Begaj takim me homologun nga Mali i Zi, diskutime me Milatoviç për përshpejtimin e procesit të anëtarësimit

presidenti begaj takim me homologun nga mali i zi diskutime me milatovic per pershpejtimin e procesit te anetaresimit
presidenti begaj takim me homologun nga mali i zi diskutime me milatovic per pershpejtimin e procesit te anetaresimit

Presidenti i Republikës Bajram Begaj, zhvilloi sot një takim pune me Presidentin e Malit të Zi Jakov Milatoviç.

Të dy presidentët u fokusuan gjatë bisedës së tyre në vijimin e politikave të fqinjësisë së mirë, mbështetjen e ndersjelltë të projekteve që synojnë zhvillimin e dy vendeve, si dhe në përshpejtimin e procesit të anëtarësimit të Ballkanit Perëndimor në BE.

Presidenti Begaj e vlerësoi bisedën me homologun e tij, për rëndësinë e afrimit të qëndrimeve në lidhje me çështjet dypalëshe dhe rajonale në kontekstin e ndryshimeve që sjellin zhvillim të qëndrueshëm për rajonin.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

dsaadmin

Learn More →