Shqiperia

Presidenti Begaj uron Kurban Bajramin: Të punojmë për një shoqëri më të mirë e më të drejtë

presidenti begaj uron kurban bajramin te punojme per nje shoqeri me te mire e me te drejte
presidenti begaj uron kurban bajramin te punojme per nje shoqeri me te mire e me te drejte

Presidenti i Republikës Bajram Begaj ka uruar të gjithë shqiptarët për Kurban Bajramin.

“Kurban Bajrami është akt arsyeje dhe vullneti, me anë të të cilit ne kuptojmë madhështinë e mesazhit hyjnor dhe përpiqemi të përmbushim rolin tonë për të bërë të mira e për t’iu gjendur pranë atyre që nuk kanë mundësi. Vetëm ky reflektim i gjithsecilit bën të mundur një shoqëri më të mirë e më të drejtë”, shkruan Begaj.

“Përzemërsisht i uroj Kurban Bajramin besimtarëve myslimane shqiptarë!

Kurban Bajrami bart mesazhin e sakrificës sublime  duke mundur egoizmin, zemërimin dhe lakminë.

Kurban Bajrami është akt arsyeje dhe vullneti, me anë të të cilit ne kuptojmë madhështinë e mesazhit hyjnor dhe përpiqemi të përmbushim rolin tonë për të bërë të mira e për t’iu gjendur pranë atyre që nuk kanë mundësi.

Vetëm ky reflektim i gjithsecilit bën të mundur një shoqëri më të mirë e më të drejtë.

Gëzuar për shumë vjet Kurban Bajramin”, shkruan Begaj.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

Similar Posts