Presidenti i Austrisë: Shpresoj për një zgjidhje e qëndrueshme dhe funksionale Kosovë–Serbi të gjendet shpejt

presidenti i austrise shpresoj per nje zgjidhje e qendrueshme dhe funksionale kosove serbi te gjendet shpejt
presidenti i austrise shpresoj per nje zgjidhje e qendrueshme dhe funksionale kosove serbi te gjendet shpejt

Presidenti i Austrisë, Alexander Van der Bellen ia ka dërguar një letër urimi presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani me rastin e 16-vjetorit të pavarësisë, nëpërmjet të cilës ia ka shprehur mbështetjen për rrugën drejt integrimit europian.

Van der Bellen përmendi bashkëpunimin për rritjen e stabilitetit, ndërsa tha se shpresojnë që së shpejti të gjendet një zgjidhje e qëndrueshme për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

“E nderuara zonja Presidente, me rastin e Festës Kombëtare të Republikës së Kosovës, kam kënaqësi të madhe t’ju përcjell urimet e mia më të ngrohta. Austria dhe Kosova kanë marrëdhënie të shkëlqyera dypalëshe. Duke pasur parasysh shkëmbimet politike, ekonomike, shkencore dhe kulturore, nuk është çudi që ne shohim sot praninë e një diaspore të gjallë nga vendi juaj në Austri. Austria dhe Kosova ndajnë të njëjtat vlera europiane dhe janë të një mendjeje në një mori çështjesh. Në rrethanat aktuale gjeopolitike, veçanërisht në sfondin e një lufte të tmerrshme agresioni të zhvilluar nga Rusia kundër Ukrainës, ne qëndrojmë së bashku si një familje europiane. Duke qenë se konflikti ka pasoja të rënda edhe në rajonin e Ballkanit Perëndimor, është në interesin tonë të përbashkët të bashkëpunojmë ngushtë për ta rritur stabilitetin”, thuhet në letrën e presidentit austriak.

“Më lejoni t’ju siguroj se Austria do të vazhdojë t’ju mbështesë në rrugën tuaj drejt integrimit europian. Në këtë kontekst, ne shpresojmë që së shpejti të gjendet një zgjidhje e qëndrueshme dhe funksionale që çon në normalizimin e marrëdhënieve tuaja me fqinjin tuaj”, shton Van der Bellen. Ai uroi të ardhme të begatë për popullin e Kosovës.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

dsaadmin

Learn More →