Ky ishte një sezon për t’u harruar për skuadrën e Barcelonës dhe presidenti Joan Laporta ka bërë analizën e tij. Numri një i katalanasve tregon arsyen pse e largoi Ksavin dhe faktin që gjatë kësaj kohe i është dashur të marrë vendime të forta dhe të dhimbshme për largimin e shumë legjendave.
JAVËT E FUNDIT- “Kanë qenë muaj dhe javë të vështira. Por kjo ndodh kur je në një klub të madh si Barcelona”.
REALI- “Nuk na intereson se çfarë bën Reali. Ne duam që të jetë Barcelona kampione e Europës dhe t’i fitojë të gjitha ndeshjet. Mbape? Unë besoj shumë te filozofia e Barcelonës për të pasur sa më shumë lojtarë nga akademia e saj”.
OPTIMIST- “Unë jam i tillë dhe për këtë arsye po e drejtoj këtë klub. Jam krenar që jam president i Barcelonës. E kemi marrë klubin në një situatë shumë të vështirë nga të gjitha anët. Tani jemi duke gjetur pak normalitet ekonomik, por sapo blejmë një lojtar duhet të shesim 4”.
KSAVI- “Ai bëri një punë të mirë. Vitin e kaluar fitoi titullin dhe Superkupën. Këtë sezon gjërat nuk dolën ashtu siç duhet. Unë do ta konfirmoja edhe për sezonin e ardhshëm sepse më tha që besoj te kjo skuadër. Pastaj dolën disa deklarata që më bënë të merrja vendimin për të larguar Ksavin. Duhet të gjeja dikë që beson në këtë ekip”.
FLIK- “Kishim mundësinë për të folur me Flikun, që ka besim dhe e ka të qartë se me këtë ekip mund të triumfojë. Barcelona ka qenë shumë elegante në largimin e Ksavit. Që nga momenti kur ky i fundit donte të largohej, patëm menjëherë kontaktin me Flikun dhe ai ka nisur që të studiojë skuadrën”.
VENDIMET- “Më ka takuar mua që të ndahem me legjendat e Barcelonës dhe këtë herë me Ksavin si trajner. Por në epokën time janë larguar edhe Mesi, Kuman dhe Pike. Janë të gjitha vendime të marra për të mirën e klubit”.
PANORAMASPORT.AL
NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.co