Shqiperia

Presidenti i EESC Oliver Röpke për News24: Shqipëria progres domethënës! Shoqëria civile rol të rëndësishëm në procesin e integrimit evropian

presidenti i eesc oliver ropke per news24 shqiperia progres domethenes shoqeria civile rol te rendesishem ne procesin e integrimit evropian
presidenti i eesc oliver ropke per news24 shqiperia progres domethenes shoqeria civile rol te rendesishem ne procesin e integrimit evropian

Komiteti Ekonomik dhe Social Evropian (EESC) është një ndër institucionet e rëndësishme të Bashkimit Evropian, fokusi i të cilit është mbështetja e Shoqërisë Civile dhe garantimi i hapësirave qytetare. Komiteti ndihmon mbi përmirësimin e politikave dhe legjisacionit të Bashkimit Evopian dhe përmes raporteve të tij ndihmon BE-në për politika më efektive.

Në intervistën dhënë për News 24, Presidenti i Komitetit Ekonomik dhe Social Evropian Oliver Röpke, thekson se Shqipëria ka bërë progres të madh në udhën e saj drejt integrimit evoropian.

Ai nënvizon rëndësinë e përfshirjes së Shoqërisë Civile në procesin e integrimit duke monitoruar çdo hap të tij.

[embedded content]

Zoti President, shoqëria civile ka një rol të rëndësishëm në procesin e integrimit në Bashkimin Evropian. Në opinionin tuaj, çfarë duhet të bëjë më tepër shoqëria civile në Shqipëri, ku duhet të fokusohet ajo më shumë? Cilat janë këshillat tuaja ndaj grupeve të interesit në Shqipëri?
Është e vërtetë, shoqëria civile dhe partnerët e tjerë civilë luajnë një rol shumë të rëndësishëm, një rol vendimtar, në procesin e interimit evropian. Unë mendoj se ato duhet të jenë në zemër të këtij procesi dhe kur flitet për Shqipërinë kam të njëjtin mesazh si në vendet e tjera kandidate: Shoqëria civile duhet të ngre zërin, duhet të punojë për reformën në gjyqësor për të siguruar që lufta kundër korrupsionit dhe për standarde demokratike do të vazhdojë. Ne flasim për lirinë e medias, për hapësirat qytetare, si dhe mbi çështje të dialogut shoqëror. Mendoj se shoqëria civile shqiptare po e bën këtë dhe kur u takova me kryeministrin Edi Rama dhe me disa nga ministrat e tij, isha shumë i kënaqur sepse duket që jemi pranë për të ndëtruar një të ashtuquajtur “Komitet të Përbashkët Këshillimor”. Sapo negociatat të nisin vërtetë me kapitujt e parë, ata themelorë, atëherë ne do jemi të aftë të vendosim dhe nisim këtë të ashtuquajtur “Komitet të Përbashkët Këshillimor”. Këtu ne mund t’i japim shoqërisë civile, nëpunësve, sindikatave, një zë të fortë, që së bashku me qeverinë të monitorojnë procesin e zgjerimit dhe për të dhënë rekomandime. Mendoj se do të jetë një hap madhor. Isha shumë i kënaqur të shoh që qeveria shqiptare është gjithashtu gati dhe shpresoj që të nisim këtë ushtrim rreth fundit të këtij viti.

Z. President, a mund të thoni diçka më specifike për nismën e Komitetit Ekonomik dhe Social Evropian “Anëtarët Kandidatë për Zgjerim”? Cili është roli i “anëtarëve kandidatë për zgjerim”?
Kjo ka qenë iniciativa ime kryesore kur nisa detyrën, sepse isha i bindur që zgjerimi është një nevojë gjeopolitike dhe se tani kemi një momentum politik. Kështu, ne jemi institucioni i parë i Bashkimit Evropian që bën pjesë të saj përfaqësues nga partnerët social dhe organizata të shoqërisë civile nga vendet kandidate përfshirë Shqipërinë, në punën tonë këshillimore. Ne kemi vendosor 18 anëtarë nga Shqipëria. Ka pasur një interes shumë të madh për të qenë “anëtarë kandidatë për zgjerim”. Ne i kemi caktuar ata tashmë dhe ata kanë punuar me ne. Konkretisht kolegët shqiptarë kanë qenë të përfshirë në hartimin e dy opinioneve, për politikat e zgjerimit dhe kohezionit dhe një tjetër mbi aftësitë dhe mungesën e fuqisë punëtore në vendet e Ballkanit Perëndimor dhe të BE-së dhe kontributi i tyre ishte vendimtar. Ne u japi atyre zë. Ata nuk janë vetëm vëzhgues, ata janë pjesë e institucionit tonë dhe ne shpresojmë vërtetë që kjo t’i japë një shtysë shoqërisë civile dhe të tregohet se ne mund të arrijmë një integrim gradual, përpara anëtarësimit të vertetë në Bashkimin Evropian. Edhe një herë, Shqipëria ishte një ndër kryesuesit dhe kryeministri Edi Rama mori pjesë në sesionin tonë plenar, kur ne e hapëm dhe nisëm këtë iniciativë të madhe.

Manifestin politik që ju keni prezantuar kur u zgjodhët si President i EESC, në Prill të vitit 2023, e nisni me fjalinë: “Liria, demokracia, të drejtat e njeriut dhe zbatimi i ligjit janë ndër vlerat më themelore mbi të cilat është themeluar Bashkimi Evropian”. Në këtë periudhë të vështirë përmes të cilës po kalon Evropa dhe bota, për shkak të agresonit rus në Ukrainë, situatave her pas here konfliktuale mes Kosovës dhe Serbisë, si e shihni të ardhmen e këtyre vlerave bazike mbi të cilat mbështetet Bashkimi Evropian? A është një një gjendje të brishtë?
Natyrisht ështe e brishtë dhe kjo është arsyeja se përse unë kam zgjedhur këto prioritete dhe kam zgjedhur moton “Ngrihu për Demokracinë dhe Fol për Evropën”, si brenda Bashkimit Evropian, por edhe jashtë tij. Kjo sepse ne shohim sfidat me të cilat përballet demokracia, të drejtat themelore dhe jo vetëm jashtë Bashkimit Evropian, jo vetëm tek vendet kandidate, por edhe brenda vetë BE-së. Prandaj ne kemi sfida të përbashkëta, dhe mendoj se është më e rëndësishe se kurrë që të luftojmë për këto vlera themelore, të përkrahim këto vlera në Bashkimin Evropian dhe të bëjmë që vendet kandidate të jenë të afta për t’u përballur me këto sfida, në mënyrë të veçantë me sfondin e agresionit rus në Ukrainë.

Zoti President, a bini dakord nëse unë them se përplasjet e forta politike, vështirësitë ekonomike dhe sociale në Shqipëri, por edhe në vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor, e vështirësojnë procesin e integrimit evropian?
Po do të isha dakord! Por në të njëjtën kohë do të thoja se polarizimi politik nuk është një çështje ekskluzive e vendeve të Ballkanit Perëndimor, pasi ne i kemi shumë e më shumë në vende të Bashkimit Evropian. Prandaj unë mendoj se është e rëndësishme të krijojmë një mjedis dialogu, të besimit reciprok dhe respektit. Kjo është absolutisht e rëndësishme. Ne përpiqemi të mbështesim organizatat e shoqërisë civile. Për shembull ne kemi misione në të gjitha vendet kandidate, njësoj si për raportet e zbatimit të ligjit nga Komisioni Evropian, ku ne testojmë në terren se cila është hapësira për organizatat e shoqërisë civile, cila është gjendja e dialogut social. Ne japim rekomandime dhe ne përpiqemi të nxisim dialogun dhe mendoj se ky është funksioni më i rëndësishëm i Komitetit tonë, të lehtësojmë dialogun, sepse ne gjithmonë duhet të nisim me këshillime, por më pas duhet të hymë në dialogun e vëtetë dhe shtëpia jonë, Komiteti Ekonomik dhe Social Evropian, është në fakt shtëpia e dialogut qytetar.

Raportet e organizatave ndërkombëtare tregojnë se Shqipëria dhe vende të Ballkanit Perëndimor janë vende furnizuese me emigrantë drejt Bashkimit Evropian. Në opinionin tuaj, si ndikon ky fenomen për këto vende në procesin e integrimit?
Nëse do të shihni pas vitin e kaluar, mund të vëmë re se shumë vende të Ballkanit Perëndimor kanë vuajtur nga fluksi i migrimit. Njerëz që janë larguar nga vendet e tyre, shpesh të rinj, njerëz të aftë. Unë do të thoja se ky lloj emigrimi ka efektet e tij pozitive dhe negative. Sigurisht ka një lloj të të ashtuquajturi “ikje e trurit”, dhe po ashtu ka edhe mungesa të krahut të punës që pengojnë perspektivën ekonomike dhe shoqërore për vende si Shqipëria. Por nga ana tjetër është gjithashtu normale që njerëzit të shfrytëzojnë mundësitë dhe kjo në vetvete nuk është diçka negative. Përkundrazi! Nëse ata përfitojnë më shumë aftësi, nëse marin eksperienca dhe kthehen, sepse ata shpesh kthehen në vendet e tyre, kjo është e rëndësishme dhe momenti kryesor. Ne duhet të krijojmë një mjedis që e bën, do të thoja më pak të nevojshme për ta të largohen nga vendi i tyre, por edhe tërheqës që të kthehen. Për këtë ne duhet të përdorim instrumente si politikat e kohezionit në interes të zgjerimit në të ardhme. Kështu ne nuk mund të lejojmë këtë boshllëk mes vendeve të vjetra të Bashkimit Evropian dhe vendeve kandidate. Duhet të plotësojmë këtë boshllëk dhe të kemi sa më shumë kohezion dhe kovergjencë social-ekonomike brenda Bashkimit Evropian dhe gjithashtu mes Bashkimit Evropian dhe vendeve kandidate.

Në Shqipëri, kryeministri Edi Rama, ka deklaruar se Shqipëria do të jetë gati për të qenë anëtare e BE-së në vitin 2030, por që sigurisht vendimarrja do t’i takojë votës politike të vendeve anëtare. Ju si njohes i mirë i proceseve dhe konjukturave politike në Bruksel, mendoni se ne shqiptarët mund të shohim flamurin tonë përkrah të tjerëve në Bruksel atë vit?
Nuk është roli im të komentoj mbi objektiva specifike. Por çfarë mund të them është se Shqipëria ka bërë një progres domethënës. Kjo është e nënvizuar në raportin e progresit të Komisionit Evropian. Progres domethënës në luftën kundër korrupsionit, zbatimin e ligjit dhe mirëqeverisjen. Kështu që ka progress, dhe mendoj që është e rëndësishme që Shqipëria të vazhdojë në këtë rrugë. Ne do të mbështesim Shqipërisë, por është e rëndësishme angazhimi i madh në qeveri, por edhe mes qytetarëve, pasi mbi 90% e shqiptarëve janë në favor të anëtarësimit në Bashkimin Evropian, duhet të vazhdojë. Mendoj se deklarimi i kryeministrit Rama për të qenë gati deri në vitin 2030 është i rëndësishëm, sepse nëse Shqipëria është vertëtë gati dhe nëse ju plotësoni kriteret, atëherë Komiteti Ekonomik dhe Social Evropian do të jetë padyshim në favor për zgjarimin dhe do të jetë vërtetë shumë e vështirë për t’a bllokuar. Shpresoj që të shohim anëtarë nga Shqipëria edhe në Komitetin tonë, jo më si anëtarë kandidatë për zgjerim, por anëtarë të rregullt dhe me të drejta të plota, që punojnë përkrah anëtarëve tanë të tjerë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

Similar Posts