Presidenti i Eurosig, Kadri Morina në homazhet për Ismail Kadarenë: Fizikisht s’do të shihemi më, por la pas perlat e tij

presidenti i eurosig kadri morina ne homazhet per ismail kadarene fizikisht sdo te shihemi me por la pas perlat e tij
presidenti i eurosig kadri morina ne homazhet per ismail kadarene fizikisht sdo te shihemi me por la pas perlat e tij

Kadri Morina, presidenti i Eurosig, ishte sot pjesë e homazheve në nder të shkrimtarit të njohur shqiptar, Ismail Kadare.

Gjatë fjalës së tij për mediat Morina tha se vendi ynë, Ballkani dhe Europa humbën gjeniun e letrave, të një dimensioni të madh.

“Jam amator i letërsisë që në vegjëli dhe dashamirës i artit. Sot Shqipëria, Ballkani, Europia ka humbur jo vetëm gjeniun e letrës, por dhe në një dimension më të madh. Pas një shekulli apo më shumë, a do t’i vijë Shqipërisë një Ismail tjetër?! Iu takon akademikëve që të ‘zbërthejnë veprën e Ismailit. Brezat e ardhshëm do të mbrojnë doktoraturat jashtë vendit me veprat e Kadaresë. Ai la një vepër me perlën e tij, siç ishte Gjenerali i Ushtrisë së Vdekur. Fizikisht s’do të shihemi më me Ismailin.”, tha Kadri Morina për mediat.

[embedded content]
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

dsaadmin

Learn More →