
Presidenti i Këshillit Europian, Antonio Costa, foli sot nga Brukseli për progresin e vendit tonë lidhur me negociatat për anëtarësimin në BE.
[embedded content]Antonio Costa tha se zgjerimi drejt Ballkanit Perëndimor është përparësi e qartë për BE-në si edhe një investim i rëndësishëm gjeostrategjik për paqen, begatinë dhe stabilitetin.
Presidenti i Këshillit Europian tha se mënyra më e mirë për të garantuar mirëqenien, paqen dhe stabilitetin në Ballkanin Perëndimor është integrimi në Bashkimin Europian.
Për këtë arsye ai tha se do të zhvillojë në mes të majit një tur në Ballkanin Perëndimor.
“Ja pse do të vizitoj personalisht rajonin në mes të muajit maj për të vizituar të gjashta vendet e Ballknait Perëndimir për të rritur bashkëpunimin tonë dhe përpjekjet tona të përbashkëta për të pasur rezultate të mira të anëtarësimit”, tha presidenti i Këshillit Europain.
Antonio Costa: I gëzuar që pres sot kryeministrin Edi Rama, sepse zgjerimi drejt BP është përparësi e qartë për BE dhe është investimi më i rëndësishëm gjeostrategjik për paqen për begatinë dhe stabilitetin e vendit tonë dhe është vërtetë inkurajuese të shohësh progresin që ka bërë Shqipëria në këtë rrugëtim.
Sot po çelim një grup kapitull tjetër dhe ambicia jonë është që të çelim edhe më tej grupkapituj për të negociuar gjatë këtij viti sepse kemi një kalendar shumë konkret dhe duam që ta realizojmë. Kjo është shumë e rëndësishme për BE, për Shqipërinë, shenjë mjaft e rëndësishme edhe për të gjithë rajonin sepse mënyra më e mirë për të garantuar mirëqenien paqen dhe stabilitetin në BP është në Bashkimin Europian me anëtarësimin në të. Ja pse do të vizitoj personalisht rajonin në mes të muajit maj për të vizituar të gjashta vendet e BP për të rritur bashkëpunimin tonë dhe përpjekjet tona të përbashkëta për të pasur rezultate të mira të anëtarësimit.
Kjo është mundësi e mirë për të folur për samitin e Komunitetit Politik Evropian që do të mbahet më 16 Maj. Evropa është më shumë se BE, por gjithmonë e më shumë është më e rëndësishme që të jemi të gjithë së bashku të bashkuar sepse kështu jemi më të fortë dhe bota ka nevojë për një Evropë më të fortë.
–> © Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot botasot.co