Presidenti i Serbisë kërkon nga BE-ja veprime konkrete në Kosovë, jo vetëm dënim

presidenti i serbise kerkon nga be ja veprime konkrete ne kosove jo vetem denim
presidenti i serbise kerkon nga be ja veprime konkrete ne kosove jo vetem denim

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, kërkoi nga Bashkimi Evropian një reagim “konkret dhe të qartë” për, siç tha, mbrojtjen e serbëve në Kosovë.

Vuçiç u takua me përfaqësuesin e posaçëm të BE-së në dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak, në Pragë, ku po zhvillon punimet forumi i sigurisë, GLOBSEC.

Përmes një postimi në Instagram, Vuçiq tha se ka pasur një bisedë të hapur dhe të sinqertë me Lajçakun.

Ai tha se ia ka përcjellë atij “shqetësimin e jashtëzakonshëm për dhunën e fundit në Kosovë dhe Metohi, për shkeljen e përsëritur të të drejtave të njeriut dhe për rrezikimin e sigurisë së popullatës serbe nga lëvizjet arrogante dhe ilegale të Prishtinës”.

Ai tha se pret reagim nga BE-ja dhe “jo vetëm dënimin e veprimeve të tilla”.

“Serbia mbetet partnere e përgjegjshme e BE-së në procesin e normalizimit të marrëdhënieve me Prishtinën, por do t’i përdorë të gjitha mjetet diplomatike në dispozicion, për të mos lejuar terrorin kundër popullit të saj”, tha Vuçic.

Një ditë më herët, institucionet e Kosovës njoftuan se kanë mbyllur pesë institucione paralele serbe në veri të vendit.

Sipas Qeverisë së Kosovës, këto institucione kanë funksionuar nën udhëheqjen e Serbisë.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

dsaadmin

Learn More →