Bota Sport

Presidenti Laporta kritikoi merkaton e rivalëve, por ka shpenzuar aq sa Reali

presidenti laporta kritikoi merkaton e rivaleve por ka shpenzuar aq sa reali
































Ndërkohë që Reali i Madridit bëri zyrtar transferimin e Mbapesë edhe pa paguar asnjë qindarkë (përjashtuar bonusit), presidenti i Barcelonës kritikoi mënyrën se si e menaxhojnë skuadrën drejtuesit madrilenë.

Joan-Laporta-966x609-c-default

“Unë e respektoj lëvizjen e Mbapesë, por më pëlqen më shumë filozofia jonë për të pasur një ekip me lojtarë nga akademia. Unë e respektoj atë që bëjnë rivalët, por dua të qëndroj me filozofinë tonë. Jemi në një situatë jo shumë të lehtë në aspektin ekonomik dhe duhet që të shesim lojtarë për të afruar”, tha Laporta. Në fakt, statistikat tregojnë të kundërtën nga fjalët e thëna prej tij.

SHUMË SHPENZIME Laporta u rikthye te Barcelona në vitin 2021 dhe që atëherë ka afruar 23 futbollistë të rinj. Shumë prej tyre janë larguar menjëherë dhe kanë dështuar. Ndërkohë që tek Reali kanë ardhur vetëm 11 lojtarë, pra 2 herë më pak sesa në ekipin katalanas. Pavarësisht se Laporta mbështet modelin e akademisë, ka bërë më shumë blerje sesa Reali i Madridit gjatë kësaj periudhe. Dhe në aspektin ekonomik, pavarësisht krizës që është dukekaluar ekipi blaugranë ka shpenzuar aq sa madrilenët. Te Barcelona në 3 sezone (këtë merkatonuk ka transferuar asnjë) kashpenzuar një total prej 280 milionë euros. Në anën tjetër Reali ka shpenzuar 288 milionëeuro. Lojtari më i shtrenjtë qëka blerë Florentino Perez është Bellinghami për 103 milionëeuro, ndërsa Laporta ka marrëRafinjën për 65 milionë euro.Pavarësisht deklaratës së presidentit Laporta pas transferimittë Mbapesë duket se ai ështëthjesht xheloz pasi nuk arrindot që të fitojë trofe dhe tëbëjë mirë në Champions. Shifrat e tregojnë se ka shpenzuar kaq sa Reali i Madridit,por suksesi nuk ka të krahasuar. Mbetet për t’u parë seçfarë lëvizjesh do të bëjëskuadra katalanase në këtëmerkato. Do të duhet patjetërqë të shesë disa lojtarë dhepastaj të blejë pasi bilancetnuk ia lejojnë aspak që të bëjëçmenduri. Megjithatë, HansiFlik kërkon që të rikthejëekipin te trofetë.fdsgPANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al





Te lidhura

Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.co

Similar Posts