“Presidenti nuk u bë dot garant i kushtetutës dhe interesit publik”, Ina Zhupa reagon pasi kreu i Shtetit dekretoi ligjin për zonat e mbrojtura

presidenti nuk u be dot garant i kushtetutes dhe interesit publik ina zhupa reagon pasi kreu i shtetit dekretoi ligjin per zonat e mbrojtura
presidenti nuk u be dot garant i kushtetutes dhe interesit publik ina zhupa reagon pasi kreu i shtetit dekretoi ligjin per zonat e mbrojtura

Deputetja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa reagoi pasi Presidenti i Republikës, Bajram Begaj dekretoi ligjin që i hap rrugë ndërtimeve në zonat e mbrojtura.

Reagimi i plotë:

Keqardhje për argumentat që edhe juristët e sapo diplomuar nuk do i shkruanin aq mediokre si ato për dekretimin e ligjit “Për zonat e Mbrojtura”

Presidenca dhe ekipi misterioz, flet për “shqyrtim abstrakt” edhe ka bërë një arsyetim absurd. Nuk e shikojnë dot shkeljen e Marrëveshjes së Stabilizim Asocimit, nuk e shikojnë dot shkeljen e konventave ndërkombëtare për mjedisin, nuk e shikojnë dot shkeljen e kushtetutës.

“Institucioni i Presidentit të Republikës ka detyrë të mbikëqyrë vetëm respektimin e procedurës kushtetuese në procesin ligjvënës”- ku e ka gjetur këtë që duhet shikoj vetëm procedurë dhe jo normat dhe parimet kushtetuese dhe standartet e BE dhe konventave që ka ratifikuar vendin,  do ngelet mister ashtu si emrat e ekipit që e këshillon. Uroj që ky ekipi i thirrur për konsultë mos jetë nga zyra e kryeministrit.

Zonat e Mbrojtura janë aset kombëtar dhe do i mbrojmë me të gjitha mjetet, duke mos lejuar betonizimin dhe shkatërrimin e tyre.

Presidenti i hoqi shansin vetën që të shikohej si institucion i pavarur.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

dsaadmin

Learn More →