Vrasja e liderit të Hamasit Ismail Haniyeh kishte për qëllim të zgjaste konfliktin në Gaza dhe do të ndërlikonte bisedimet për zgjidhjen e krizës, tha presidenti palestinez Mahmoud Abbas.
“Nuk ka dyshim se qëllimi i vrasjes së zotit Haniyeh është zgjatja e luftës dhe zgjerimi i fushës së saj,” tha Abbas.
“Do të ketë një ndikim negativ në negociatat në vazhdim për t’i dhënë fund agresionit dhe tërheqjen e trupave izraelite nga Gaza.
Haniyeh u vra në kryeqytetin iranian Teheran javën e kaluar, një sulm që tërhoqi kërcënime për hakmarrje ndaj Izraelit dhe nxiti shqetësimin se konflikti në Gaza po kthehej në një luftë më të gjerë në Lindjen e Mesme.
“Ne e konsiderojmë këtë një akt frikacak dhe një zhvillim të rrezikshëm në politikën izraelite”, tha Abbas.
“Autoriteteve okupuese izraelite u kërkohet të braktisin ambiciet e tyre dhe të ndalojnë veprimet e tyre agresive kundër popullit tonë dhe kauzës sonë, për të respektuar ligjin ndërkombëtar dhe për të zbatuar Iniciativën Arabe të Paqes, si dhe një armëpushim të menjëhershëm dhe të qëndrueshëm dhe tërheqje nga Rripi i Gazës. ”
(A.A/BalkanWeb)
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co