Bota Shqiperia

Presidenti rus kushtëzon armëpushimin me Ukrainën: Mbështesim idenë e përfundimit të konfliktit, por me mjete paqësore!













































Presidenti rus Vladimir Putin duket se ka vendosur kushte për armëpushimin 30-ditor në Ukrainë, duke thënë se armëpushimi duhet të çojë në paqe afatgjatë.

Screenshot_13

I pyetur gjatë një konference për shtyp me presidentin e Bjellorusisë, Aleksandër Lukashenko, nëse Rusia ishte gati për një armëpushim dhe nëse ishte informuar nga SHBA, Putini falënderoi Presidentin Trump që i kushton vëmendje mzgjidhjes së çështjes së Ukrainës.

Ai theksoi gjithashtu se Rusia pajtohet me propozimin e armëpushimit vetëm nëse ai çon në paqe afatgjatë “dhe nëse heq shkaqet rrënjësore të kësaj krize”.

Lidhur me situatën në rajonin e Kurskut, që forcat ukrainase e kanë pushtuar që nga vera e kaluar, presidenti rus tha se “situata është plotësisht nën kontrollin tonë”.

Ukrainasit, vazhdoi ai, jo vetëm që humbën kontrollin, por gjithashtu braktisën pajisjet e tyre.

Në këtë kontekst, Putin tha se “do të ishte mirë që Ukraina” të arrinte një armëpushim 30-ditor.

Rusia është në favor të kësaj, por, siç tha lideri rus, “ka edhe pika delikate”.

“Nëse ne i ndalonim armiqësitë, çfarë do të thoshte kjo, duke iu referuar Kurskut?”

Gjatë fjalës së tij Putini theksoi se “ne duhet të negociojmë me kolegët dhe partnerët tanë amerikanë” dhe “ndoshta” të zhvillojmë një telefonatë me presidentin amerikan Donald Trump.

Presidenti rus e përfundoi fjalimin duke thënë se “ne mbështesim idenë e përfundimit të këtij konflikti, por me mjete paqësore”.

NDIQE LIVE “PANORAMA TV” <!–

–> © Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot botasot.co

Similar Posts