Presidenti turk, Erdogan: Turqia nuk do të miratojë përpjekjet e NATO-s për të bashkëpunuar me Izraelin

presidenti turk erdogan turqia nuk do te miratoje perpjekjet e nato s per te bashkepunuar me izraelin
presidenti turk erdogan turqia nuk do te miratoje perpjekjet e nato s per te bashkepunuar me izraelin

Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan, tha se nuk është e mundur që NATO të vazhdojë partneritetin e saj me administratën izraelite.

“Derisa të vendoset paqja gjithëpërfshirëse dhe e qëndrueshme në Palestinë, përpjekjet për bashkëpunim me Izraelin brenda NATO-s nuk do të miratohen nga Turqia”, tha Erdogan në një konferencë shtypi gjatë samitit të NATO-s.

Gjithashtu, Erdogan deklaroi se Turqia vazhdon përpjekjet e saj diplomatike për t’i dhënë fund luftës Rusi-Ukrainë.

Ndër tjera, presidenti tha se ka kërkuar nga Ministri i Jashtëm turk, Hakan Fidan, që të takohet me presidentin sirian, Bashar al-Assad, për të filluar rivendosjen e marrëdhënieve me Sirinë, shkruan Reuters.

“Turqia do t’i bëjë ftesë Assadit në çdo kohë për bisedime të mundshme për të rivendosur marrëdhëniet midis dy fqinjëve”, tha Erdogan.

Lidhur me shitjet e aeroplanëve F-16 në Turqi, Erdogan tha: “Kam biseduar me Bidenin. Unë do ta zgjidh këtë problem në 3-4 javë”.

Ai deklaroi gjithashtu se Turqia pret solidaritet nga aleatët e NATO-s në luftën e saj kundër terrorizmit.

“Nuk është e mundur që ne të pranojmë marrëdhënien e shtrembër që disa nga aleatët tanë kanë krijuar veçanërisht me PYD/YPG, shtrirjen e organizatës terroriste PKK në Siri”, shtoi Erdogan.

Ndryshe, qëllimi i Turqisë është të bëhet një anëtar i përhershëm, jo ​​vetëm një vëzhgues, i Organizatës së Bashkëpunimit të Shangait (SCO).

SCO është një klub sigurie, politik dhe ekonomik i krijuar në vitin 2001 nga Rusia dhe Kina dhe shtetet e Azisë Qendrore si një kundërpeshë ndaj aleancave perëndimore.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

dsaadmin

Learn More →