Bota

Presidenti ukrainas: Nuk parashikojë se çfarë do bëjë Trump nëse zgjidhet president i SHBA-së

presidenti ukrainas nuk parashikoje se cfare do beje trump nese zgjidhet president i shba se
presidenti ukrainas nuk parashikoje se cfare do beje trump nese zgjidhet president i shba se

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky tha se nuk mund të parashikojë se çfarë do të bëjë Donald Trump nëse ai vjen sërish në postin e presidentit amerikan, por se e gjithë bota, përfshirë presidentin rus, Vladimir Putin, duhet të presë rezultatin e votimit.

Udhëheqësi ukrainas, duke folur në Uashington ndërsa liderët botërorë ishin mbledhur për samitin e NATO-s të kësaj jave, tha se shpresonte që ish-presidenti amerikan të mos braktiste aleancën 75-vjeçare të NATO-s dhe se Amerika do të vazhdojë të mbështesë Ukrainën në mbrojtjen e saj kundër një pushtimi rus që ka zgjatur më shumë se dy vjet.

“Unë nuk e njoh mirë atë”, tha ai për Trumpin, duke shtuar se ai kishte “takime të mira” me të gjatë mandatit të parë të 78-vjeçarit si president, por tha se kjo ishte përpara pushtimit rus në vitin 2022, shkruan reuters.

Trump, kandidati republikan për zgjedhjet presidenciale të SHBA-së, ka kritikuar shpesh shkallën e mbështetjes ushtarake amerikane për Ukrainën – rreth 60 miliardë dollarë që nga një pushtim rus në shkallë të plotë në vitin 2022.

Dy nga këshilltarët e tij për sigurinë kombëtare i kanë paraqitur Trumpit një plan për t’i dhënë fund ndihmës ushtarake amerikane për Ukrainën, nëse ai nuk fillon negociatat me Rusinë për t’i dhënë fund konfliktit.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

Similar Posts