Bota

Presidenti ukrainas, Zelensky: Kievi kërkon të detyrojë Putinin t’i japë fund luftës përmes diplomacisë

presidenti ukrainas zelensky kievi kerkon te detyroje putinin ti jape fund luftes permes diplomacise
presidenti ukrainas zelensky kievi kerkon te detyroje putinin ti jape fund luftes permes diplomacise

Presidenti Volodymyr Zelensky tha të shtunën se Ukraina do të bënte gjithçka për të detyruar Presidentin rus Vladimir Putin që t’i japë fund luftës përmes diplomacisë.

I pyetur se si e sheh fundin e luftës me Rusinë, e cila po i afrohet muajit të 30-të të saj, zoti Zelenskiy përsëriti qëndrimin e tij se integriteti territorial i Ukrainës duhet të rivendoset.

Gjatë një konference për shtypin ai tha se operacioni i Ukrainës në rajonin Kursk u krye për të parandaluar sulmet ruse në veri dhe në drejtim të qytetit rajonal, Sumyt.

Ai shtoi se operacioni ishte i vështirë, por sikurse tha, e sheh përparimin e tij pozitivisht.

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, njoftoi gjithashtu se 115 robër lufte ishin kthyer nga Rusia dhe falënderoi Emiratet e Bashkuara Arabe për rolin e tyre ndërmjetësues.

Po të shtunën Presidenti ukrainas nënshkroi disa ligje që kishin në shënjestër Rusinë ndërsa vendi i tij shënoi 33 vjetorin e pavarësisë nga ish-Bashkimi Sovjetik. Po kështu u ratifikua statuti që i hap rrugë Ukrainës për t’u bashkuar me Gjykatën Penale Ndërkombëtare.

Ratifikimi i Statutit të Romës nga ana e Kievit rrit shanset që Rusia të ndiqet penalisht për krime lufte që nga fillimi i sulmit në shkurt të vitit 2022, tha zyra e Zelensky.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

Similar Posts