Bota

Presidenti ukrainas, Zelensky: Udhëheqja e Mbretërisë së Bashkuar frymëzon vendet e tjera

presidenti ukrainas zelensky udheheqja e mbreterise se bashkuar frymezon vendet e tjera
presidenti ukrainas zelensky udheheqja e mbreterise se bashkuar frymezon vendet e tjera

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, ka falënderuar Mbretërinë e Bashkuar për mbështetjen e saj pas një fjalimi historik në kabinetin e kryeministrit britanik, Keir Starmer.

Së fundmi, Zelensky u bë lideri i parë i huaj që foli personalisht me kabinetin e Mbretërisë së Bashkuar që nga presidenti i SHBA-së Bill Clinton në vitin 1997.

Duke shkruar në X, ai tha se marrëdhënia midis Mbretërisë së Bashkuar dhe Ukrainës është “shumë e rëndësishme”, shkruan skynews.

“Me çdo kapitull të kësaj lufte, bashkëpunimi ynë ofron më shumë zgjidhje për të zmbrapsur tiraninë dhe udhëheqja e Britanisë frymëzon vendet e tjera”, tha Zelensky.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

Similar Posts