Kina inkurajon dhe mbështet të gjitha përpjekjet për të promovuar zgjidhjen paqësore të krizës në Ukrainë, deklaroi presidenti Xi Jinping në një takim me kryeministrin norvegjez Jonas Gahr Store.
”Kina do të vazhdojë të këmbëngulë në promovimin e paqes dhe bisedimeve me një rol konstruktiv drejt një zgjidhjeje politike”, shtoi ai.
”Të gjitha palët duhet të punojnë së bashku për të krijuar kushte të favorshme për një zgjidhje politike përmes dialogut”, sipas Xinhua.
Në një konferencë me Store në Bruksel të premten e shkuar , sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg i bëri thirrje Kinës “të ndalojë mbështetjen e luftës ilegale të Rusisë”.
Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co