Kosova

Presidentja e Kosovës, Osmani: Hera e parë në histori që shteti jonë përfshihet në një Samit të aleancës së shpresës, mirënjohëse ndaj SHBA-së

presidentja e kosoves osmani hera e pare ne histori qe shteti jone perfshihet ne nje samit te aleances se shpreses mirenjohese ndaj shba se
presidentja e kosoves osmani hera e pare ne histori qe shteti jone perfshihet ne nje samit te aleances se shpreses mirenjohese ndaj shba se

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani me ftesë të Presidentit amerikan Joe Biden, përfaqësoi Kosovën në aktivitetin përmbyllës të Samitit të NATO-s, në Ëashington D.C.

Osmani me ftesë të Presidentit të SHBA-ve, Joe Biden ka përfaqësuar Kosovën në aktivitetin përmbyllës të Samitit të NATO-s në Ëashington D.C.

Pjesëmarrjen në këtë aktivitet të Samitit të NATO-s, presidentja Osmani e ka vlerësuar të një rëndësie të veçantë për shtetin e Kosovës.

“Është hera e parë në histori që Kosova përfshihet në një Samit të aleancës së shpresës dhe për këtë u jam mirënjohëse personalisht Presidentit Biden dhe SHBA-ve”, ka theksuar Presidentja Osmani.

Iniciativa Compact Ukraine, si aktivitet përmbyllës i Samitit të NATO-s, është pjesë e përkushtimit të NATO-s dhe partnerëve të saj për sigurinë afatgjate të Ukrainës. Kjo iniciativë e NATO-s, krijon një arkitekturë gjithëpërfshirëse të sigurisë për t`i forcuar kapacitetet mbrojtëse të Ukrainës.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

Similar Posts