Presidentja e Kosovës, Osmani takon sekretarin e ri britanik dhe ministren gjermane: Britania e Madhe dhe Gjermania, aleatë të palëkundur për ne

presidentja e kosoves osmani takon sekretarin e ri britanik dhe ministren gjermane britania e madhe dhe gjermania aleate te palekundur per ne
presidentja e kosoves osmani takon sekretarin e ri britanik dhe ministren gjermane britania e madhe dhe gjermania aleate te palekundur per ne

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani në margjina të Samitit të NATO-s në Uashington ka takuar sekretarin e ri të Jashtëm të Britanisë së Madhe, David Lammy dhe ministren e Punëve të Jashtme të Gjermanisë, Annalena Baerbock.

Osmani në një postim në platformën X shkruan se Mbretëria e Bashkuar mbetet një aleat i palëkundur i Kosovës.

“Në margjinat e Samitit të NATO-s në Uashington D.C, urova Sekretarin e ri të Jashtëm britanik, David Lammy për emërimin e tij. Mbretëria e Bashkuar mbetet një aleat i palëkundur i Kosovës dhe unë pres që të punojmë së bashku për të forcuar më tej lidhjet tona”, shkruan Osmani.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

dsaadmin

Learn More →