Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani fton liderët e partive për konsultime rreth datës së zgjedhjeve

presidentja e kosoves vjosa osmani fton lideret e partive per konsultime rreth dates se zgjedhjeve
presidentja e kosoves vjosa osmani fton lideret e partive per konsultime rreth dates se zgjedhjeve

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani-Sadriu, ka ftuar liderët e partive politike që t’i takojë më 31 korrik për konsultime për caktimin e datës së zgjedhjeve.

Në letrën e siguruar nga “Betimi për Drejtësi”, e cila u është dërguar liderëve të partive, Osmani ka deklaruar se bazuar në Kushtetutë dhe Ligjin për zgjedhjet e përgjithshme, zgjedhjet e rregullta duhet të mbahen përgjatë periudhës 26 janar – 16 shkurt 2025.

“Në këtë drejtim, bazuar në kompetencat e mia kushtetuese për shpalljen e zgjedhjeve për Kuvendin e Republikës së Kosovës, ftoheni në takim konsultativ më 31 korrik 2024, në orën 14:00, në Sallën S301, në Ndërtesën e Kuvendit të Republikës së Kosovës”, thuhet në letrën e siguruar nga “Betimi për Drejtësi”.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

dsaadmin

Learn More →