Presidentja properëndimore e Moldavisë fiton mandatin e dytë përballë kandidatit miqësor me Rusinë

presidentja properendimore e moldavise fiton mandatin e dyte perballe kandidatit miqesor me rusine








































Presidentja properëndimore e Moldavisë, Maia Sandu, fitoi një mandat të dytë në një balotazh të rëndësishëm presidencial kundër një rivali miqësor me Rusinë, në një garë që u përshkua nga pretendimet për ndërhyrje ruse, mashtrim dhe frikësim të votuesve në vendin kandidat për anëtarësim në Bashkimin Evropian.

000_36LF3QV

Kur janë numëruar mbi 98 për qind të votave të hedhura në zgjedhjet e së dielës, zonja Sandu doli me mbi 54 për qind sipas Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, krahasuar me 46 për qind sa mori Alexandr Stoianoglo, një ish-prokuror i përgjithshëm, që mbështetej nga Partia e Socialistëve pro-ruse.

Në mbyllje të qendrave të votimit në orën 21:00 sipas kohës lokale, u tha se në votime morën pjesë më shumë se 1.68 milion veta, rreth 54 për qind e zgjedhësve me të drejtë vote.

Rezultati do të jetë një lehtësim i madh për qeverinë properëndimore, e cila mbështeti fuqimisht kandidaturën e zonjës Sandu dhe përpjekjet e saj për lidhje më të ngushta me perëndimin në rrugën e Moldavisë drejt BE-së.

“Moldavi, ti je fitimtare! Sot, të dashur moldavë, ju keni dhënë një mësim për demokracinë, të denjë për t’u shkruar në librat e historisë. Sot, ju keni shpëtuar Moldavinë! Në zgjedhjen tonë për një të ardhme dinjitoze, askush nuk humbi”, tha zonja Sandu.

Ajo u tha gazetarëve në një fjalim pajtues se kishte dëgjuar zërat e atyre që votuan për të dhe atyre që votuan për rivalin e saj, Alexandr Stoianoglo. Ajo tha se synimi i saj kryesor për vitet e ardhshme është që të jetë një presidente për të gjithë.

Në raundin e parë të mbajtur më 20 tetor, zonja Sandu mori 42 për qind të votave dhe po përballet me Alexandr Stoianoglon, një ish-prokuror i përgjithshëm, i cili fitoi 26 për qind të votave. Posti presidencial ka kompetenca të rëndësishme në fusha të tilla si politika e jashtme dhe siguria kombëtare dhe ka një mandat katërvjeçar.

Diaspora moldave luajti një rol thelbësor në një referendum mbarëkombëtar të mbajtur gjithashtu më 20 tetor, kur një shumicë e ngushtë prej 50.35 për qind votuan për të siguruar rrugën e Moldavisë drejt anëtarësimit në BE. Por, rezultatet u lanë nën hije për shkak të pretendimeve për një skemë të madhe blerjeje votash dhe frikësim të votuesve.

Në vend të një fitoreje me shumicë që zonja Sandu kishte shpresuar, rezultatet në të dyja garat shpërfaqën gjyqësorin e Moldavisë si të paaftë për të mbrojtur në mënyrën e duhur procesin demokratik.

Në prag të votimeve të muajit të kaluar, autoritetet thanë se një skemë e blerjes së votave ishte orkestruar nga Ilan Shor, një oligark që jeton në mërgim në Rusi, i cili është dënuar në mungesë vitin e kaluar për mashtrim dhe pastrim parash. Ilhan Shor mohon çdo keqbërje.

Një qeveri properëndimore është në pushtet në Moldavi që nga viti 2021 dhe zgjedhjet parlamentare do të mbahen në vitin 2025. Vëzhguesit paralajmërojnë se votimet e vitit të ardhshëm mund të jenë objektivi kryesor i Moskës.

Në dritën e agresionit rus në Ukrainë në vitin 2022, Moldavia aplikoi për t’u anëtarësuar në BE. Asaj iu dha statusi i vendit kandidat në qershor të atij viti, dhe në verën e vitit 2024, Brukseli ra dakord të fillonte negociatat e anëtarësimit. Zhvendosja e mprehtë drejt Perëndimit acaroi Moskën dhe përkeqësoi ndjeshëm marrëdhëniet ndërmjet dy vendeve.

Që atëherë, autoritetet moldave kanë akuzuar vazhdimisht Rusinë për një “luftë hibride” në shkallë të gjerë me fushatat e përhapura të dezinformimit dhe protestat e partive pro-ruse, e deri te skemat e blerjes së votave që dëmtojnë zgjedhjet në mbarë vendin. Rusia ka mohuar se akuzat për ndërhyrje./VOA

NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al

dsaadmin

Learn More →