Kreu i Grupit Parlamentar të PD-së së Rithemelimit Gazment Bardhi, në një deklaratë për mediat, u pyet për akuzat e Bashës, që deklaroi se Rithemelimi po ushtron presion ndaj SPAK.
Bardhi theksoi se Basha është opozitë e opozitës dhe po flasin me vete e do të flasin me vete. Sipas Bashës, opozita nuk ka asgjë në dorë dhe nuk ka si të ndikojë tek SPAK-u.
“Ata janë opozitë e opozitës. Shqipëria ka parë modele të tilla në 33 vite. Vendimi ynë është që kushdo që bën opozitën e opozitës ka vendosur të flasin me veten. Ne i kemi lënë të flasin me veten dhe do vazhdojnë të flasin me veten. Opozita nuk ka asgjë në dorë që të ushtrojë presion mbi institucionet e drejtësisë, nuk kemi pushtet e nuk kontrollojmë institucionet shtetërore, të vetmit që kanë mekanizma ndaj institucioneve të drejtësisë është pushteti, është kryeministri. Vetëm një njeri i pushtetshëm mund të ushtrojë presion mbi institucionet e drejtësisë. Këta flasin për gjëra të përgjithshme, por nuk guxojnë të përmendin emrin e Ramës dhe të Veliajt”, deklaroi Bardhi.
(Balkanweb)
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co