Sport

Prestige bën spektakël me 7 gola, pret edhe tri pikë nga Disiplina

prestige ben spektakel me 7 gola pret edhe tri pike nga disiplina

Më në fund skuadra e Prestige ka rigjetur fitoren e munguar, sukses i cili ka ardhur në javën e parafundit. Prestige ka marrë një fitore “shtatëballësh”, 7-0, ndaj Kinostudios.

Prestige e nis mjaft bukur teksa ka realizuar dy gola të shpejtë, fillimisht ka qenë kapiteni Gilbert Hysko duke realizuar në minutën e dytë me penallti dhe pas 8 minutash Zrimeh shënon golin e dytë. Ndërsa, Grori nga goditja e dënimit shënon golin e parë me kryeqytetasit. Me këtë gjuajtje u vulos edhe rezultati 3-0 i pjesës së parë.

Në fraksionin e dytë skuadra e Prestige është e papërmbajtshme teksa shënon dhe 4 gola të tjerë, duke marrë fitoren e 7-të. Në minutën e 64-t Mata shënon golin e katërt. Në të 76-ën ka qenë radha e Vashës për të finalizuar dhe 5-0. Parabola e Ygor në minutën e 80-të ndaka vend edhe për portierin Klajdi Hasanaj që të argëtohej me një gol, të shënuar me 11- metërsh, pikërisht në minutën e 87-të. Një minutë para fundit ka vend edhe për golin e shtatë të shënuar nga Ygor.

Disiplina mban gjallë shpresat Prestige akoma shpreson te arritja e objektivit sezonal, ku kryeqytetasit presin vendimin e Komisionit të Disiplinës në lidhje me ndeshjen e luajtur ndaj Arnisës në Peqin. Për shkak të parregullsive të Arnisës, ku në këtë takim kishte aktivizuar një lojtar të pafederuar, Prestige pret që vendimin për marrjen e tri pikëve në tavolinë. Prestige ka depozituar faktet në lidhje me parregullsitë e konstatuar dhe mbetet në pritje të vendimit të Disiplinës. Kjo gjë është konfirmuar edhe në mbledhjen e fundit të Komisionit të Disiplinës dhe Etikës në FSHF, ku në morinë e vendimeve të marra më 12 prill mes të tjerash ishte edhe ky njoftim: “Çeljen e hetimit disiplinor për aktivizimin e mundshëm nga AF Arnisa të lojtarëve që nuk kanë të drejtë të luajnë, mbi bazën e ankesës së Prestige MFC”. Me këtë trepikësh Prestige do të fitonte kreditë në klasifikim duke shkuar në kuotën e 25 pikëve, duke qenë vetëm 2 pikë larg kreut dhe duke shpresuar deri në fund te objektivi madhor, ngjitje në Kategorinë e Dytë.

Pres
Pres

Hasanaj dhe Gjipi, të lumtur pas festivalit të golave

Në përfundim të këtij takimi kanë folur për “Panorama Sport” edhe dy nga protagonistët e këtij suksesi. U desh që në këtë takim ta shënonte emrin te golashënuesit edhe portieri Klajdi Hasanaj që realizoi në fund me penallti. Pas ndeshjes “gardiani” Hasanaj u shpreh:

“Jam i lumtur që më në fund arritëm ta fitonim këtë ndeshje. Jam i lumtur që u zhbllokuam nga golat dhe ekipi arriti të gjente fitoren e munguar. Më lumturon edhe fakti se në këtë ndeshje pati vend dhe për mua që të shënoja nga pika e penalltisë”. Ndërsa shoku i tij i skuadrës, Arlind Gjipi pas fitores bindëse me Kinostudion u shpreh: “Na mungonin golat dhe fatmirësisht ia arritëm. Si ekip jemi goditur shumë nga penalltitë e humbur me Përmetin, por dhe nga ajo humbje që na kushtoi rëndë në këtë sezon”.

Rend
Rend
Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

Similar Posts