Prestige merr kreun me 9 lojtarë, thyen pastër 3-0 Klosin

prestige merr kreun me 9 lojtare thyen paster 3 0 klosin
prestige merr kreun me 9 lojtare thyen paster 3 0 klosin

Viktima e radhës për Prestige rezultoi të ishte Klosi. Skuadra kryeqytetase ka arritur të mposhtë pastër matjanët me shifrat 0-3 në sfidën e prapambetur të grupit A, e luajtur në fushën “Dali Farruku” në Burrel. Sfida nisi me një gol të bukur të Rapos në të dytën, teksa në të 32-ën Aldo Branica u përjashtua me karton të kuq për një ndërhyrje të ashpër ndaj kundërshtarit. Prestige nuk u ndal, por shënoi edhe dy gola me Zrimeg dhe Limani me 11-metërsh, teksa për më shumë se 20 minuta iu desh që të administronte lojën me 9 lojtarë, teksa Hasanaj priti penallti.

Me këtë triumf skuadra e Mandrit Dulos ngjitet në krye të tabelës, duke parakaluar Arnisën dhe Basanian. PJESA E PARË – Që në çastet e para Prestige arrin të tregojë nivelin e vet, duke mësyrë menjëherë në zonën kundërshtare. Në minutën e 2-të vjen edhe goli. Qendërmbrojtësi Elio Rapo sheh daljen e portierit Llaveshi dhe lëshon një goditje të fortë drejt portës, që përfundon drejt e në rrjetë. Prestige nuk mjaftohet me golin e shënuar dhe kërkon me ngulm dyfishimin e shifrave. Në të 25-ën Zrimeg arrin të depërtojë në zonën e rrezikshme dhe të gjejë portën e boshatisur, por vonohet dhe në fund ndalet. Të gjitha aksionet e Klosit u sfumuan nga dyshja Vasha-Rapo, të ndihmuar edhe nga “ekrani” Frimpong. Në minutën e 33-të Prestige merr një goditje, pasi sulmuesi Aldo Branica ndëshkohet me karton të kuq dhe lë ekipin me 10 veta. Por kjo nuk ndikon aspak, pasi vetëm pak sekonda pas daljes së tij, Zrimeg i afrohet shumë golit, por një prej vendësve heq topin mbi vijë. Zrimeg ia del në të 42-ën, ku kalon me forcë një kundërshtar dhe përballë Llaveshit lëshon një parabolë, që ndalet në rrjetën e Klosin, duke çuar shifrat në 0-2.

PJESA E DYTË – Prestige e nis edhe të dytën në sulm dhe në minutën e 47-të arrin të fitojë një penallti me Ademin, pas një faulli të portierit Llaveshi. Në pikën e bardhë pozicionohet Limani, që nuk gabon dhe shënon të tretin për Prestige. Vetë sulmuesi shkon në kuotën e 4 golave të realizuar. Gjatë këtij momenti pati dhe disa protesta nga futbollistët e Klosit ndaj gjyqtarit kryesor. Pas kësaj loja bëhet më e ashpër dhe në minutën e 63-të Prestige pëson një tjetër goditje. Klejdis Branica shkakton një faull në mesfushë dhe gjyqtari Grimci i nxjerr të verdhin e dytë, duke e përjashtuar nga loja. Në të 78-ën Shera kishte mundësinë të ngushtonte shifrat nga pika e bardhë, por Hasanaj arriti ta presë, duke mbajtur portën e pastër. Më pas skuadra kryeqytetase i bën ballë shumë mirë vendësve, duke administruar në perfeksion avantazhin e krijuar dhe duke marrë fitoren e katërt radhazi për marshimin drejt së Dytës.

[embedded content]

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

dsaadmin

Learn More →