SHBA dhe Britania e Madhe kanë mbështetur kandidaturën e kryeministrit holandez Mark Rutte për t’u bërë sekretari i ardhshëm i përgjithshëm i NATO-s, në një kohë kur aleanca përballet me sfida të mëdha mes luftës së Rusisë në Ukrainë dhe angazhimeve të SHBA-së.
Një zyrtar i Mbretërisë së Bashkuar u shpreh se Londra mbështet “fuqishëm” kryeministrin Rutte. Gjithashtu, aleat të tjerë të NATO-s kanë sinjalizuar se do të mbështesin udhëheqësin holandez për postin, i cili kërkon përkrahje unanime nga të gjithë anëtarët e aleancës.
Rutte është një nga krerët më jetëgjatë të qeverisë në Evropë, duke qenë kryeministër që nga viti 2010 dhe konsiderohet si një drejtues i sigurt që mund të pozicionohet për t’u përballur me sfidat e kthimit të mundshëm të Donald Trump në Shtëpinë e Bardhë.
Turqia dhe Hungaria, të cilat në muajt e fundit kishin vonuar vendimet kyçe të NATO-s në fusha të tjera, nuk kanë thënë ende nëse mbështesin Rutte.
Gjatë muajve të fundit kryeministri holandez ka shërbyer si kryeministër i përkohshëm ndërsa bisedimet për koalicionin u zgjatën duke çuar në rritje të spekulimeve në selinë e NATO-s se ai ishte në garë për postin e lartë.
Nga ana tjetër, presidenti i Rumanisë, Klaus Iohannis, është përmendur si një pretendent i mundshëm për t’u përzgjedhur.
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co