Kompanitë më të mëdha sportive në kontinentin e vjetër kanë përpiluar listën e favoritëve të Kampionatit Europian.
Deri në këtë pikë Franca e Kilië Mbape kuotohet favoritja e madhe, duke spostuar nga kreu tre superfuqitë e tjera të futbollit botëror, fjala është për Anglinë, Gjermaninë dhe Spanjën. Konkretisht triumfi i “Gjelave” koçidon me koefiçentin 5, kundrejt 5.5 të rivalë më të afërt. Portugalia e Kristiano Ronaldos nuk shkon më afër se kuota e 7.
Më grupin e pretendentëve e mbyll Italia e Luçiano Spaletit. Paraqitjet e tyre jo në nivelin e kampionëve në fuqi nuk jep shumë shpresë, e përkthyer me koefiçentin 20. Avancimi përtej fazës së 1/16 do të japi një panoramë të kthjellët se kush më lart në letër.
PANORAMASPORT.AL
Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.co