Bota

Pretendimi i Rusisë: Ukraina ka sulmuar një depo nafte

pretendimi i rusise ukraina ka sulmuar nje depo nafte





































Tre cisterna të një depoje të naftës në rajonin Kurs të Rusisë u përfshin nga zjarri si rezultat i një sulmi me dronë të kryer nga Ukraina, tha më 28 korrik guvernatori rajonal, Alexei Smirnov.

depo

Askush nuk është lënduar gjatë sulmit dhe zjarri në një cisternë u shua shpejt. Megjithatë, 82 zjarrfikës dhe 32 njësi janë përfshirë në përpjekjet për të shuar zjarrin në dy cisternat e tjera, shkroi Smirnov në një postim në Telegram.

Ministria ruse e Mbrojtjes shkoi në Telegram se sistemet e mbrojtjes ajrore kanë shkatërruar dy dronë mbi rajonin e Kurskut.

Smirov tha se dronët po ashtu dëmtuan disa ndërtesa të banimit në rajon, duke plagosur një person.

Këto pretendime të Rusisë nuk kanë mundur të konfirmohen në mënyrë të pavarur. Ndërkaq, Ukraina ende nuk ka komentuar për këtë rast.

Të dyja palët mohojnë se sulmojnë civilët në luftën që Rusia nisi kundër Ukrainës në shkurt të vitit 2022. Kievi ka thënë se sulmet e tij ndaj infrastrukturës energjetike, ushtarake dhe të transportit të Rusisë janë kundërpërgjigje ndaj sulmeve të vazhdueshme që Moska kryen në territorin e Ukrainës./REL

NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.co

Similar Posts