Bota Sport

Prezantohet bomberi i ri i Romës: Lautaro Martinez, më i kompletuari në Serinë A

prezantohet bomberi i ri i romes lautaro martinez me i kompletuari ne serine a




































Sulmuesi i Romës, Artem Dovbik ka folur ekskluzivisht në “Gazzetta Dello Sport” duke treguar emocionet për këtë aventurë të re. Ai gjithashtu flet edhe për sulmuesit me të cilët do të ketë luftën në distancë për titullin e golashënuesit.

dovbyk

ROMA- “E kam zgjedhur këtë klub pasi fola me drejtuesit Fridkin. Kam pasur përshtypje pozitive që në start dhe më bëri të ndihesha i rëndësishëm. Më tregoi se çfarë priste nga unë. Por kam, folur gjithashtu edhe me trajnerin De Rosi dhe ka qenë i rëndësishëm për të më bindur. Po pres me padurim që të nis këtë aventurë”.

LUKAKU- “Romelu është një nga sulmuesit më të fortë në Europë. Por unë nuk kam ardhur te Roma për të qenë Lukaku i ri. Dua që të vë emrin tim dhe të bëj historinë time me këtë klub. Ka njerëz që presin të më shohin dhe të shkëlqej në fushën e lojës. Unë do të punoj maksimalisht për të dhënë më të mirën në fushën e lojës”.

RIVALËT- “Lautaro më pëlqen shumë për stilin e tij dhe për vazhdimësinë me të cilën shënon me fanellën e Interit. Por edhe sulmuesit e tjerë më pëlqejnë. Si Morata, Vlahoviç e Osimhen janë sulmues me shumë potencë. Por për mua mbi të gjitha është skuadra. Më pëlqen që të shënoj shumë, por nëse më pyesni objektivin dhe ëndrrën që kam për të fituar titullin kampion apo titullin e golashënuesit do të zgjedh pa asnjë dyshim të parin”.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al





Te lidhura

Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.co

Similar Posts