BRITANI E MADHE
Vizita e shkurtër e Princ Harry-it në Mbretërinë e Bashkuar, që zgjati më pak se 24 orë, tregon sa e thellë është bërë përçarja mbretërore sipas ekspertëve.
Duka i Sussex mbërriti ditën e djeshme në Londër pas lajmit se mbeti Charles III vuan nga sëmundja e kancerit.
Sipas Daily Mail gjatë këtyre orëve Harry takoi vetëm të atin e tij në një takim të shkurtër vetëm 45 minuta dhe nuk ka takuar vëllain e tij William apo kunatën Kate dhe 3 fëmijët e tyre.
Sipas ekspertes mbretërore Jennie Bond William ka mohuar vëllain e tij Harry dhe ndoshta as nuk dëshiron ta takojë dhe ta ketë pjesë të jetës.
“Hendeku mes tyre është aq i thellë tani është kaq e thellë tani, saqë pyes veten nëse mund të korrigjohet ndonjëherë.”-vijoi më tej ekspertja. Duka i Sussex-it u kthye në Kaliforni vetëm 24 orë pas qëndrimit në Britaninë e Madhe.
Ndërkohë i vëllai i tij, princi William që kur u dha lajmin për sëmundjen e të atit mbretit Charles ka marrë të gjitha kompetencat e këtij të fundit.
Ai ditën e sotme udhëhoqi një ceremoni në Kështjellën Windsor. William ka dhënë më shumë se 50 nderime në emër të mbretit, duke përfshirë edhe atë për ish-futbollisten e kombëtares angleze për femra Ellen White, 34 vjeçe.
Princi i Uellsit, i veshur me uniformën e RAF, foli ngrohtësisht me të pranishmit gjatë ceremonisë së shkurtër.
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co