Bota Shqiperia

“Prindërit janë larg ‘botës’ së fëmijëve të tyre!”- Seriali “Adoleshenca”, Akil Pano: Bëhemi të huaj për ta dhe i lëmë pa dashje në udhën e tragjedisë

prinderit jane larg botes se femijeve te tyre seriali adoleshenca akil pano behemi te huaj per ta dhe i leme pa dashje ne udhen e tragjedise













































Pastori Akil Pano, ka komentuar serialin “Adoleshenca”, i cili po shihet nga miliona njerëz në mbarë botën për shkak të një historie vrasjeje të një vajze nga bashkëmoshatari i saj.

akil-pano-770x404

I ftuar në emisionin Open të News 24, Pano theksoi se prindërit shpesh janë të larguar nga “bota” e fëmijëve të tyre, duke mos kuptuar plotësisht realitetin e vështirë që ata po përjetojnë.

Ai tha se shumë herë prindërit e kuptojnë këtë realitet vetëm kur përballen drejtpërdrejt me problemet e adoleshentëve, dhe se shumë prindër, të preokupuar me jetën, bëhen të huaj për fëmijët e tyre.

“Prindërit janë larg botës së fëmijës së tyre. Prindërit mësojnë realitetin e rëndë, vetëm kur përballen me botën e adoleshentit. Ne shohim jetën tonë, luftojmë për ekonomi dhe bëhemi shpesh të huaj për ta dhe i lëmë ndoshta pa dashje në udhën e tragjedisë”, tha Pano.

Po ashtu, edhe Santana Comora, drejtuese e Living Magazine, theksoi se filmi pasqyron një realitet të dhimbshëm për adoleshencën e sotme, duke përfshirë ndjenja të thella të vetmisë dhe refuzimit që ndiejnë shumë të rinj.

Comora tha se vrasja e adoleshentes në serial, ndodhi pasi djali, autori, ndjehej i papranuar dhe i vetmuar, një fenomen që është shpesh i pranishëm tek adoleshentët e sotëm.

“Filmi pasqyron adoleshencën e sotme të trazuar,” tha Comora,

“Prindërit thanë se me vajzën (fëmija tjetër i tyre) gjërat iu shkuan mirë, por habiten se përse me djalin ju ndodhi kjo gjë. Prindërit thonë pse nuk arrita të edukoj fëmijën tim. Djali vrau vajzën pse ajo e refuzoi. Ai ndihej i papranuar, ndihej i vetmuar. Filmi pasqyron adoleshencën e sotme të trazuar”, u shpreh ajo.

NDIQE LIVE “PANORAMA TV” <!–

–> © Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot botasot.co

Similar Posts