“Prioritet, përfundimi i luftës”- Komisioneri i OKB-së: Shtetet nuk duhet ta pranojnë…

prioritet perfundimi i luftes komisioneri i okb se shtetet nuk duhet ta pranojne





































Komisioneri i OKB-së për të drejtat e njeriut, Volker Turk, ka thënë të hënën se përfundimi i luftës gati njëvjeçare në Gazë është prioritet dhe u ka kërkuar vendeve të veprojnë rreth asaj që ai e quajti “mospërfillje të hapur” të Izraelit ndaj të drejtës ndërkombëtare në territoret e pushtuara palestineze.

okb

Gati 50 mijë palestinezë janë vrarë në Gazë, sipas zyrtarëve të shëndetësisë, që kur Izraeli nisi fushatën ushtarake si kundërpërgjigje e sulmeve të Hamasit më 7 tetor, ku u vranë 1200 njerëz dhe janë marrë peng rreth 250 të tjerë, shkruan Reuters.

“Përfundimi i asaj lufte dhe shmangia e konfliktit rajonal është prioritet absolut dhe urgjent”, ka thënë Turk, në një fjalim në hapjen e Këshillit të OKB-së për të Drejtat e Njeriut në Gjenevë. “Shtetet nuk duhet ta pranojnë mospërfilljen e hapur të të drejtës ndërkombëtare, përfshirë shkeljen e vendimeve të Këshillit të Sigurisë së OKB-së dhe urdhrat nga Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë, në këtë ose në ndonjë situatë tjetër”.

Ai ka cituar një opinion të lëshuar nga gjykata e lartë e OKB-së në korrik, që e ka quajtur pushtimin e Izraelit ilegal dhe ka thënë se situata duhet të “trajtohet në mënyrë gjithëpërfshirëse”. Izraeli e ka mohuar opinionin dhe e ka quajtur të njëanshëm.

NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.co

dsaadmin

Learn More →