Një administrator lokali në Gramsh është proceduar penalisht, pasi ka prishur qetësinë publike, duke vënë muzikë të lartë jashtë orarit të lejuar.
“Prishi qetësinë publike, duke vënë muzikë të lartë jashtë orarit të lejuar, procedohet penalisht administratori i lokalit.
Procedohen penalisht dhe 4 shtetas të tjerë, pasi kundërshtuan punonjësit e Policisë që ndërhynë për ndërprerjen e muzikës. Sekuestrohen pajisjet që gjeneronin muzikë”, thuhet në njoftimin e policisë.
“Gramsh
Prishi qetësinë publike, duke vënë muzikë të lartë jashtë orarit të lejuar, procedohet penalisht administratori i lokalit.
Procedohen penalisht dhe 4 shtetas të tjerë, pasi kundërshtuan punonjësit e Policisë që ndërhynë për ndërprerjen e muzikës.
Sekuestrohen pajisjet që gjeneronin muzikë.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Gramsh, në vijim të kontrolleve në terren, për zbatimin e ligjit, kanë konstatuar pas mesnatës, se në një lokal në qytet, po zhvillohej aktivitet me muzikë të lartë, që përbënte shqetësim për banorët. Gjatë ndërhyrjes për ndërprerjen e muzikës, shërbimet e Policisë janë kundërshtuar me forcë nga shtetasit G. P., A. M., V. Ç. dhe G. M.
Në vijim të veprimeve për këtë rast, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Gramsh referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin A. Xh., 44 vjeç, administratori i lokalit, G. P., 49 vjeç, A. M., 41 vjeç, V. Ç., 51 dhe G. M., 44 vjeç.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Prishja e qetësisë publike” dhe “Kundërshtimi i punonjësit të Policisë së rendit publik””, njofton policia.
(Balkanweb)
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co