Zhoze Murinjo mendon se Portugalia duhej të jepte diçka më shumë në Euro 2024, pasi kishte potencialin për të bërë diçka të mirë në këtë turne. Pas eliminimit të përfaqësues së vendit të tij, trajneri i njohur ka bërë të qartë në një intervistë në “Sport TV” se bashkëkombësit e tij nuk kishin dhënë më të mirën gjatë turneut, ndërsa sheh Spanjën si surprizën e vërtetë të tij pasi ka dhuruar lojën më të mirë.
“Potenciali i skuadrës ishte shumë i lartë. Nuk kam gabuar shumë parashikimin kur thashë se Portugalia, Franca dhe Anglia ishin favoritet.
Dy prej tyre janë në gjysmëfinale, Spanja është surpriza më e madhe për mua, duke parë se si është rritur skuadra. Sipas meje, në këtë moment është skuadra e cila luan më mirë dhe që ka luajtur më mirë.
Portugalia nuk ishte fantastike, edhe pse arriti në çerekfinale, pritnim diçka më mirë. Isha në stadium para fillimit të Europianit, për të ndjekur ndeshjen mes Portugalisë dhe Kroacisë, dhe nuk kishte një ndjesi të mirë.
Nuk kam provuar emocione të mëdha, gjatë turneut, skuadra vazhdoi të ecte përpara, por pa bindur.
Por në momentin e të vërtetës, Portugalia nuk ishte një prej skuadrave më të forta. Por është një skuadër e re, përveç dy veteranëve, është një skuadër që e ka të ardhmen përpara. Kupa e Botës po afron”, theksoi trajneri i njohur portugez.
PANORAMASPORT.AL
NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.co