Pritej që të fliste në Parlamentin Evropian, Viktor Orban anulon të gjitha aktivitetet ndërkombëtare! Ja arsyeja

pritej qe te fliste ne parlamentin evropian viktor orban anulon te gjitha aktivitetet nderkombetare ja arsyeja





































Kryeministri i Hungarisë, Viktor Orban, tha se i ka anuluar të gjitha “detyrimet e tij ndërkombëtare”, pasi vendi i tij pritet të përfshihet nga përmbytje të mëdha.

viktororban

Orban, i cili pritej të fliste këtë javë në Parlamentin Evropian, tha përmes një postimi në rrjetet sociale se, “për shkak të kushteve ekstreme të motit dhe përmbytjeve të vazhdueshme… kam shtyrë të gjitha detyrimet e mia ndërkombëtare”.

Shirat dhe përmbytjet kanë shkaktuar tashmë kërdi në disa pjesë të Evropës.

Në Rumani, gjashtë persona u raportuan të vdekur në fundjavë. Çekia, Austria dhe Polonia raportuan për nga një viktimë dhe disa të zhdukur.

Kryebashkiaku i Budapestit, Gergely Karacsony, shkroi në Facebook se përmbytjet më të mëdha në një dekadë, priten të arrijnë në këtë qytet gjatë javës.

Ekipet e emergjencës kanë mbushur qindra mijëra thasë me rërë për të ndihmuar në mbrojtjen e qytetit nga rritja e nivelit të ujit në lumin Danub./REL

NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.co

dsaadmin

Learn More →