Priten gjashtë ndryshime kundër Torinos, Interi me “krahë të rinj”

priten gjashte ndryshime kunder torinos interi me krahe te rinj





































Pas 7 risive në formacionin e së martës për ndeshjen e Champions Leagues kundër Cervena Zvezdës, Simone Inzagi do të ndryshojë sërish Interin në ndeshjen e kampionatit për sot në mbrëmje kundër Torinos.

INTER

Gjithçka do të nisë nga sulmi, ku do të marrë vendin dyshja “TU-LA” me kapitenin Lautaro Martinez, që ka rigjetur rrugën e golit si ndaj Udines ashtu edhe në Champions. Për t’u verifikuar forma e Arnautoviç, që ka shpenzuar shumë në 64 minutat e luajtura kundër serbëve.

Në mbrojtje do të rikthehet nga minuta e parë Açerbi për të bërë repart me Pavar dhe Bastonin, ndërsa në mesfushë duhet që të ndryshojnë krahët. Do të aktivizohen Darmian dhe Dimarko, që në Champions qëndruan në stol dhe u aktivizuan Dumfris dhe Karlos Augusto.

Barela është edhe për këtë ndeshje jashtë dhe trajneri do të konfirmojë në mesfushë Fratezin, Mkitarianin dhe Çalhanoglunë. Torino është viktima e preferuar e turkut së bashku me Fiorentinën. Ai u ka shënuar 5 gola.GTRYPANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al