![Pritet me padurim nga tifozët, Real Madrid cakton datën e prezantimit të Endrick 2 pritet me padurim nga tifozet real madrid cakton daten e prezantimit te endrick](https://botasot.co/wp-content/uploads/2024/07/pritet-me-padurim-nga-tifozet-real-madrid-cakton-daten-e-prezantimit-te-endrick.jpg)
Real Madridi ka bërë të ditur përmes një njoftimi për shtyp se ka caktuar prezantimin e sulmuesit brazilian Endrick. Endrick do të dalë para tifozëve në Santiago Bernabeu më 27 korrik, në orën 12:00.
“Real Madrid CF njofton se prezantimi i lojtarit tonë Endrick do të bëhet të shtunën më 27 korrik, në orën 12:00, në stadiumin Santiago Bernabeu. Më parë, presidenti i Real Madridit, Florentino Pérez do të presë Endrick në Real Madrid City për ceremoninë zyrtare të nënshkrimit që lidh lojtarin tonë të ri me klubin për gjashtë sezonet e ardhshme. Pas prezantimit, Endrick do të flasë për mediat në sallën e shtypit të Santiago Bernabeu” – shkruan Reali.
(J.S/BalkanWeb)
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co