Një nga lajmet që ka tërhequr vëmendjen e të gjithë botës për rëndësinë që pritet të ketë në ndihmën ndaj të sëmurëve me kancer në të ardhmen, është vaksina kundër kancerit të mushkërisë dhe nisja e testimet të saj tek pacientët.
Po si funksionon kjo vaksinë?
Kjo është e para vaksinë kundër kancerit që përdor ARN mesazhere (mRNA).
Imunoterapia për kancerin e mushkërive me qeliza jo të vogla (NSCLC) përdor një ARN mesazhere (mRNA) për të shënjestruar qelizat kancerogjene të tumorit.
Kjo ndihmon sistemin imunitar të njohë dhe të luftojë qelizat e kancerit të cilat janë vënë tashmë në shënjestër.
Vaksina është krijuar për të rritur në mënyrë specifike përgjigjet imune kundër objektivave, çka zvogëlon rrezikun e toksicitetit ndaj qelizave të shëndetshme, jo kanceroze. Ky është edhe dallimi nga kimioterapia, një terapi e përdorur gjerësisht për të trajtuar këtë sëmundje.
Kimioterapia, përveç shënjestrimit të qelizave kancerogjene, prek shpesh edhe qelizat e shëndetshme.
Vaksina synon gjithashtu që të pengojë krijimin e qelizave të reja kancerogjene.
Çfarë pritet të ndodhë pas fazës së parë të testimit?
Si një studim i fazës së parë, ky test do të përcaktojë sigurinë e vaksinës BNT116.
Në rast se faza e parë e testimit rezulton e suksesshme, studiuesit zakonisht kalojnë në fazën e dytë, e cila do të shikojë efektivitetin dhe zakonisht përfshin një numër më të madh pacientësh. Një provë e fazës së tretë është akoma më e madhe dhe zakonisht krahason një trajtim të ri me trajtimin standard. Ekspertët shprehen se shpresojnë që kjo vaksinë përfundimisht të bëhet standard i kujdesit në mbarë botën.
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co